Lajme

Babai dhe djali humbën jetën në aksident, nëna në gjendje të rëndë

Aksidenti i rëndë në Milot në Rrugën e Kombit këtë të hënë i mori jetën fëmijës 3 vjeç dhe babait të tij Shkurt Prenga, kurse nëna ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Për familjen nga Lezha, kjo natë rezultoi tragjike. I mituri udhëtonte me prindërit në makinën “Opel”. Fëmija gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa i ati u dërgua në spitalin e Lezhës, ku dhe humbi jetën pak kohë pas ngjarjes. E vetmja e mbijetuar nga kjo familje është gruaja, e cila po lufton për jetën. Paraprakisht, dyshohet se ishte “Opeli” që u fut në parakalim të gabuar duke i shkuar përballë “Benz”-it. TPZ

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close