Lajme

Babai humbi jetën në minierë/ Familja pa shtëpi kërkon ndihmë në Fushë-Bulqizë

Minatori që humbi jetën dy ditë më parë në një a ksident t ragjik në një minierë private në Bulqizë kishte vetëm pak vjet që e siguronte bukën e gojës nëpër galeritë e nëntokës.

Humbja e parakohshme e Fiqiri Karaj lë mjerim në shtëpinë e tij ku jeton nëna, bashkëshortja dhe tre vajzat e tij njëra prej të cilave kërkon kujdes të veçantë shëndetësor. Familja siç tregojnë të afërmit jeton në një dhomë në kushte të mjerueshme ndaj i duhet ndihmë.

49 vjeçari Fiqiri Karaj ishte kthyer nga emigracioni ne vitin 2014 dhe prej atëherë ndërronte minierat në kërkim të një pune të qëndrueshme deri ditën kur shkelja e rregullave në punë e çoi drejt v dekjes.

Për ngjarjen u arrestua armatori i minierës dhe po ndiqet p enalisht edhe brigadieri, si persona që duhet të kontrollonin gjendjen teknike të galerisë. Por drejtësia vetëm sa do të lehtësojë pak d himbjen e familjes Karaj e cila sot nuk ka as shtëpi. Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: