Categories Lajme

Babai i Aldi Ramës kërkon drejtësi: Djali është dhùnuar nga policia

Rufan Rama, babai i Aldi Ramës, i cili pak javë më parë më parë vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha, ka folur edhe një herë për ngjarjen e rëndë. Ai ka fajësuar policinë, duke thënë se kur djali i tij ishte arrestuar më parë, është dhunuar barbarisht nga policia dhe për këtë kërkon drejtësi.

Më tej, Rufan Rama shton se në makinë mund të ketë qenë një person i katërt i cili mund të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe kanë vendosur që ngjarjen t’ja faturojnë Aldi Ramës.

Në deklaratën e tij, si gjithashtu përmend se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të parparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e ka kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.

Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. 1 njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo m të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?

A ishte një person i katërt në makinë?

Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Kërkoj drejtësi të ndëshkohet aj pis. Ma kanë vra mor djalin” tha Rufan Rama për “fax neës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME