fbpx
Lajme

Babai i dëshpëruar zbulon personin e fundit që takoi 19-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi

Artemis Vasili u pa për herë të fundit në një stacion autobusi. Në disa foto të publikuara ajo shihet se si pas disa minutash zhduket nga fokusi dhe nuk shfaqet më. Babai i saj ka folur për median greke Mega duke thënë se po kërkojnë kudo, ndonëse gjurmët e saj janë zhdukur.

“Vajza jonë duhet të kthehet dhe gjithçka do të jetë si më parë. Ne jemi zgjuar, po shikojmë në male, nuk po bëjmë një sy qorr. Personi i fundit që e pa ishte dhëndri im. Ajo ishte me një mik”, tregoi babai i vajzës, të cilën e panë për herë të fundit të premten kur i tha se po shkonte për një intervistë pune. Prindërit e 19-vjeçares thuhet se u përpoqën të kontaktonin me ish-të dashurin e saj 24-vjeçar, por nuk morën asnjë përgjigje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button