fbpx
Lajme

Babai i humbi jetën nga koronavirusi, i riu i infektuar: Qëndroni në shtëpi, nuk është grip normal

Italia është një nga vendet që po përballet me një situatë të vështirë nga koronavirusi. Numri i të vdekurëve ka shkuar mbi 1800 dhe të prekurit rriten me mbi 1400 në ditë. Italianët janë izoluar në shtëpi dhe po zbatojnë rregullat e këshilluara nga qeveria. Situata është e trishtë dhe frika e madhe. Një nga pacientët e shtruar në spital në Torino, ka bërë një apel prekës.

Përmes një videoje nga spitali, ku shihet se merr frymë me anë të aparaturës, Gianni Zampino, bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen për situatën. Ai tregon se virusi është mjaft i keq dhe jo një grip normal, duke rrëqethur me fjalët se babain e humbi prej kësaj sëmundjeje. Gianni shprehet se jeta e tij ka qën normale, por ky virus e ka kthyer në një person që nuk mund të marrë frymë pa ndihmën a aparaturave të spitalit.

Në një moment në video ai thotë:

Ky virus ju pushton, ju merr mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes . Gjëja më e keqe është se nuk njihet. Si mund ta mposhtni një kundërshtar që nuk e njihni?

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button