Categories Lajme

Babai i Katsifas në Prokurori, kërkon zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Bularat

Ka përfunduar dëshmia e babait të 35-vjeçarit, Konstatinos Katsifa në Prokurorinë e Krimëve të Rënda. Siç raportojnë burime për Fax News, Jani Katsifa ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së djalit të tij. Babai i Katsifas ka përsëritur të njëjtat deklarata dhe pretendime të dhëna edhe në media për vrasjen e djalit të tij. Mësohet se dëshmia e tij ka zgjatur rreth 2 orë. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe sot nuk tërhiqet trupi i tij nga morgu i QSUT-së.

Në një intervistë për mediat greke, Jani Katsifas pak ditë më parë tha se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë dhe ishte shumë patriot. “Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 40-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek. Kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin. Ne kemi kërkuar të mos na poshtërojnë. Fatkeqësiht duart e sovranitetit të botës na lanë jashtë”, u shpreh ai me lot në sy për Prothema.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME