Lajme

Babai i prekur me Covid-19, Gent Cakaj apel urgjent për ndihmë

Babai i ish-ministrit të Jashtëm Gent Cakajt është infektuar me Covid dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ish-ministri u ka bërë thirrje miqve të tij për ndihmë, që të sigurojë plazmë të gjakut për grupin A, pozitiv, që të ndihmojë të atin e tij, Shkëlzen Cakajn.

Gent Cakaj: Të nderuar miq, i shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!  Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj. Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë! Sinqerisht, Genti!’

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: