KultureLajme

Babai i tangos shqiptare/ Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, Rudolf Stambolla

Rudolf Stambollën e kemi ende ndër mend kur dëgjojmë këngët “Flutur”, “Kur bien gjethet në vjeshtë”, “Këndo kitara ime”, apo “Dashuria e parë”. Këngëtari i tangos, avantgardist për kohën në të cilën jetoi, nuk është me mes nesh.

Ishin vitet ’50 kur ai regjistroi të parën këngë me  titull “Nuk desha me e besu”. Asokohe i angazhuar pranë Radio Tiranës, kur publiku dëgjonte me ëndje zërat e rinj në një kohë kur radio ishte gjithçka.

Ai ka qenë pjesëmarrës vetëm dy herë në skenën e festivalit. Të gjitha këngët që ka kënduar i janë kushtuar dashurisë. Babai I tangos shqiptare u ndikua nga Luciano Tajoli, Giorgo Consolini. Ai këndonte me një tonalitet me zë të ulët. Ashtu si I ka hije këngëve të dashurisë.

Muzika e tij është dëgjuar në Lituani, Ceki e Bullgari dhe ajo quhej tango shqiptare. E përveç tangos ai ka regjistruar edhe bolero apo vals. Më pas këngët filluan të politizoheshin, dhe pas dy pjesëmarrjeve në festival më 1962 dhe 1963 ai u tërhoq nga skena e festivalit.

Me krijimtarinë ai bëri atë që donte të bënte. Këngët e tij lanë gjurmë. Zëri i tij fin e kompleksiteti i tij artistik, me një ndjeshmëri shembull, me një kulturë rrezatuese dhe skurupolozitet do të shoqërojnë tashmë kujtimin e emrit të tij. Rudolf Stambolla mbylli sytë në moshën 90 vjecare. Duke I lënë 35 perla muzikës së lehtë shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: