Categories Lajme

“Babai im u dëbua”/ Idrizi nga parlamenti: Greqia qëndrim foshnjarak, çështja Çame është e të gjithë shqiptarve

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar reagimin e mediave greke pas festimeve të organizuara në Kuvendin e Shqipërisë për javën Çame, një kujtesë për gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.

Nga salla e Parlamentit, Idrizi tha se shteti grek ka një qëndrim foshnjërak ndaj çështjes çame, duke pretenduar se ajo nuk ekziston. Ai deklaroi se dhe babai i tij ishte një ndër shqiptarët që u dëbua nga shtëpia e tij në kohën e luftës.

“27 qershori është i njohur nga ky Parlament si Dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame në Greqi.

siç është e njohur botërisht në fund të Luftës së Dytë Botërore nga 27 qershor 1944 deri në mars 1945 u krye një nga spastrimet etnike më të pashembulltat në historinë e njerëzimit. 2770 jetë njerëzore u masakruan barbarisht. nuk u vranë në luftë por në shtëpitë e tyre.

30 mijë u dëbuan. 2900 të tjerë vdiqën nga uria etja dhe sëmundjet në një rrugëtim biblik drejtë Shqipërisë. Kjo seancë vjen pas një jave shumë të rëndësishme për ne, javën çame. si asnjëherë, në këtë javë kam parë shkëlqimin e rezistencës së kësaj kauze të të drejtave njerëzore të nëpërkëmbura. për ne nuk është histori por kujtesë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Çdo vit ky Kuvend ka nderuar kujtimin e shqiptarëve të Çamërisë në një akt që e kemi kërkuar si nderim për të rënët dhe si një kujtim që kemi ende mbi supe një dramë njerëzore të pazgjidhur.

Konventa të shumta ndërkombëtare janë shkelur me kryerjen e gjenocidit në Çamëri.

Popullsia çame dhe ajo kosovare u sakrifikuan në 1913 në mënyrë që për këtë Shqipëri që kemi sot dhe që ne të jemi deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Çamët sot nuk gëzojnë sot dot pronat e tyre. Shteti i sotëm grek ka një qëndrim foshnjërak, ne këtë çështje nuk e njohim dhe nuk ekziston. E thënë kështu më kujton njeriun që mbyll sytë e fut gishtat në vesh për të mos parë realitetin.

Kush nuk ekziston? Unë quhem Shpëtim Idrizi, babai im u dëbua, sot jam në Kuvend dhe kërkoj drejtësi për familjen time dhe për ato shqiptarë që u sakrifikuan. Unë ekzistoj, ashtu si unë në këtë sallë janë edhe pesë të tjerë që kanë gjak çam. Ne nuk jemi rastësisht këtu, jemi si pasardhës të atyre që u vranë dhe dëbuan vetëm se ishin shqiptarë.

Unë po ju kërkoj që duhet të jemi të gjithë bashkë kur flitet për interesin kombëtar. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështjes e një komunitetit, por është e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Më ka ngacmuar seksualisht”/ Pas ‘bombës’ së Egla Cenos reagon Saimir Kodra: Do të përgjigjesh në gjyq ti dhe Televizioni

Aktorja Egla Ceno disa ditë më parë ka bërë një deklaratë të rëndë, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pistoletë, sharrë e maskë! Kapet hajduti serial i Tiranës

Fotoja e mëposhtme ishte e vetmja e dhënë për grabitësin e një dyqani në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh, Rikthehen reshjet e shiut

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshmë atmosferike si rezultat i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME