Lajme

Babai iu vra në protestën e 21 janarit, Ana Veizi: Do kërkoj gjithmonë drejtësi

Ana Veizi, e bija e Ziver Veizit i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, ka deklaruar sot se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia.Ndërsa mori pjesë në homazhet para bulevardit Dëshmorët e Kombit, aty ku 12 vite më parë babai i saj do të qëllohej për vdekje, Ana thotë se vitet nuk e lehtësojnë dhimbjen.

“Kanë qenë shumë vite të vështira, vitet kalojnë dhimbja nuk lehtësohet rritemi dhe e kuptojmë c është mungesa e babait. nuk e rikthejmë dot atë që ndodhi”, u shpreh ajo. Sakaq, Ana Veizi thotë se ajo dhe familjarët e saj, vijojnë të kenë shpresë te drejtësia.

“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, gjithmonë na ka mbështetur. Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban na jep forcë“, deklaroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close