Categories Lajme

Babai nga Kolonja dërgon vajzat në jetimore dhe akuzon bashkinë e Erion Isait: S’i mbaj dot me bukë, më hoqën ndihmën …

Manuel Rrapushi është një nga banorët e fshatit Qafzes në rrethin e Kolonjës, i cili po vuan vështirësitë ekonomike. 32-vjeçari është prind i dy vajzave të vogla, të cilat jetonin me babain e tyre. Pas divorcit nga nëna që vendosi të braktiste vajzat, i ati u detyrua që pas tërmetit të qershorit 2019 t’i çonte në jetimoren e Korçës.

“I kam dy vajza, njërën e kam 5 vjeç dhe tjetrën e kam 3 vjeç dhe i kam dërguar në jetimoren e Korçës. Ra tërmeti dhe nuk kisha se ku t’i mbaja. Kisha një plak të sëmurë dhe plaku ngaqë ka qëndruar në çadër ka ndërruar jetë”, ka treguar banori. 32-vjeçari Rrapushi akuzon Bashkinë e Kolonjës, dhe kryetarin e saj Erion Isai për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.

“Bashkia më ka thënë që do të më gjejë punë. Asgjë deri më sot. Dhe një ndihmë ekonomike 35 mijë lek që kishim na e kanë ndërprerë, dhe na thonë tani 18 mijë lek, me ato lek nuk mund të shkosh deri në Korçë. Ishalla Zotit bëhet diçka, por me këtë kryetar bashkie që kemi vetëm premtime ka, por asgjë nuk është bërë. Më mirë të iki se të rri”, tregon Rrapushi. Rasti i 32-vjeçarit Manuel Rrapushi ishte i njohur për të gjithë fshatin Qafzes. Banorët e këtij fshati mundohen sadopak të ndihmojnë Manuelin, por bashkia ka zgjedhur të distancohet nga përgjegjësia, duke e lënë këtë banor të vetëm në pritje të një ndihme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME