Categories Bota, Lajme

Babai ngre dolli kur merr lajmin e vdekjes së përdhunuesit të së bijës: Gjithë jetën e kam pritur këtë moment!

Babai i Vicky Hamilton, e cila është vrarë nga Peter Tobin, ka ngritur një dolli për vdekjen e autorit duke thënë: “Dua që ai të digjet në ferr”.

E priste gjithë jetën këtë moment. Madje 72-vjeçari Michael Hamilton kishte mbajtur një shishe të veçantë rakie për ditën kur do dëgjonte lajmin që kishte ëndërruar prej dekadash.

“Është lajmi më i mirë që kam dëgjuar për Peter Tobin. Kam pritur që të ndodhë ky moment që nga dita kur e futën në burg. Doja që të ndodhte. Shpresoj se dikush po qëndronte duke qeshur me të kur ai po vdiste, si një infermiere apo një mjek. Ai do të shkojë direkt në ferr. Ata mund edhe të mos e marrin atë. Unë dua hirin e tij. Dua që të digjet në ferr ”, tha Hamilton nga Falkirk.

“The Sun” shkruan se Tobin ndodhej në burg kur u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse. Ai kishte marrë të gjithë trajtimin mjekësor që i duhej, por nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen. Ai besohet se vuante nga kanceri dhe ishte dërguar në spital disa herë në vitet e fundit.

Përdhunuesi dhe vrasësi i lindur në Renfrewshire – i cili kurrë nuk ka treguar pendim për krimet e tij të liga – po vuante tre dënime të përjetshme në HMP Edinburgh.

Tobin u burgos në vitin 2008 për vrasjen e dy vajzave adoleshente – përfshirë Vicky-n – dhe një gruaje të re rreth të 20-ave. Por nga hetimet, policia beson se ai mund të ketë pasur edhe shumë vrasje të pazbardhura të të rejave të tjera.

Vicky, 15 vjeç, u pa për herë të fundit e gjallë në një stacion autobusi në Bathgate, West Lothian në shkurt të vitit 1991. Ajo ishte duke u kthyer për në shtëpinë e saj në Redding, afër Falkirk, pasi vizitoi motrën e saj Sharon në Livingston.

Vicky jetonte me nënën e saj Janette, e cila vdiq vetëm dy vjet më vonë, në moshën 41-vjeçare.

Trupi i nxënëses u zbulua në shtëpinë në Margate, Kent, ku Tobin ishte zhvendosur vetëm disa javë pasi kishte vrarë Vicky-n. Thuhet se ai e drogoi, e përdhunoi dhe e mbyti para se ta ndante trupin e saj në dysh.

Ndërkohë babai i viktimës, Michael – i cili pësoi një atak në zemër në vitin 2010 – ka duruar dekada mundimesh që nga vdekja e Vicky-t.

“Tobin nuk mori vetëm vajzën time, ai mori nipërit e mbesat e mia. Ai nuk më mori vetëm vajzën time, ai mori gjithçka në jetën time. Ne flasim me nipërit e mi çdo ditë për Vicky-n. Jam vërtet i kënaqur. Tobin po merrte kujdesin më të mirë”, tha Hamilton.

Gjithashtu në kopshtin e shtëpisë së Tobin Margate u gjetën eshtrat e Dinah McNicol, 18 vjeç. Ajo u zhduk ndërsa udhëtonte për në shtëpi në Tillingham, Essex, nga një festival muzikor në gusht të vitit 1991.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME