Categories Lajme

Babai për vajzën: Në shtëpi e mbuloja me plastmas që mos e lagte shiu

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka qenë një baba i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe problemet që ka hasur ai dhe familja e tij për shkak të varfërisë. Ai tregon se ishin të varfër dhe kishin një shtëpi shumë të shkatërruar dhe sa shi binte jashtë, binte dhe brenda. Madje ai tregon se vajzën e tij Rajmondën e mbulonte me plastmas natën që të mos lagej nga shiu.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për lidhjen tënde me Rajmondën. Besniku: Rajmondën e kam vajzën e parë, ishte gëzimi i parë i jetës sime e cila erdhi në jetë në një kohë të shkurtër kur vdiq dhe vëllai im. Ishim shumë fukarenj dhe për arsye të fukarallikut na i prenë dhe dritat 9 muaj që korenspondoi me lindjen e vajzës.

Mëngjes për mëngjes gruaja ia pastronte hundët nga tymi i qiriut. Në atë koha bleva një shtëpi me dy dhoma, lekët i mora borxh. Shtëpia ishte copë copë, sa shi binte jashtë, aq shi binte dhe brenda. Për dy vajzat sigurova një krevat marinari që i vija në gjumë në darkë dhe kur binte shi, vajzës i vija dhe një plastmas për ta siguruar që mos i binte uji sipër. Në mëngjes kur ngrihej, ishte lagur tapeti, rrugica.

Ardit Gjebrea: Ti ku punoje? Besniku: Punoja në Durrës, bujk, gruaja në shtëpi. Dalëngadalë shyqyr Zotit vajzat u rritën dhe në jetë erdhën dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe djalin e kam të fundit dhe është në klasën e parë. Rajmonda u rrit, filloi klasën e parë me rezultate shumë shumë të mira. Nuk kërkonte asnjëherë lekë si shoqet e veta. Nuk më thoshte asnjëherë o bab kam parë atlete të mira, pandallona të mira.

Monda filloi të rritej, shoqet e veta festonin ditëlindjen, unë isha veti i katërt, 12 milion lekë borxh nuk i thonë pak në atë kohë dhe nuk isha në gjendje t’ja festoja asnjëherë ditëlindjen. Ecën vitet, Rajmonda me rezultate shumë të mira, përfundoi 9-vjeçaren dhe arrita ta regjistroja tek gjimnazi “Sami Frashëri”.

Ardit Gjebrea: Si ja bëje për t’i veshur, ushqyer, deri në çfarë niveli shkonte?  Besniku: Çfarë të them unë, ato që më sillnin ato i vishja, por jo vetëm Rajmondës, por të gjithë fëmijëve. Pra gjërat që na falnin, sillnin atletet, këpucët kushërinjtë. Ardit Gjebrea: Po ditën e parë të shkollës? Besniku: Do zgjidhnim më të mirat nga ato që na kishin sjellë. Ardit Gjebrea: Rajmonda e vazhdoi shkollën deri në fund apo jo?

Besniku: Po deri në fund edhe universitetin për Gjuhë të huaj. Rajmonda filloi të bënte dhe shkollën dhe punën, të dyja. Në vitin e parë gjimnaz aplikoi për Call Center por nuk e pranuan se ishte poshte moshës dhe vitin e dytë punonte pasdite me 4 orë, i siguronte lekët vetë, i ruante, nuk i prishte. Harrovë të ta them që lekët që i jepja unë, 5 qind lekëshin, siç ia jepja në mëngjes ma sillte prap në darkë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME