Lajme

Babalja, filmi i PD që mbeti përgjysmë, dalin p.ë.rgjimet që gajasën sallën e gj.yqit dje

Kane dale dje te tjera detaje nga dosja e bujshme e ashtuquajtur Babale, ku disa p ë rgjime të Fredi Alizotit, që në të shumtën e rasteve shkaktuan të qeshura në sallë, u dëgjuan nga Gjykata e Tiranës.

Dëshmitari, i cili i dha zgjidhje së ashtuquajturës dosja Babale duke pranuar k allëzimin e rr emë, dëgjohet të flasë me dy drejtuesit e Policisë së Fierit në disa biseda, ndërsa në një rast tjetër, nën emrin e Aldo Bares, i kërkon takim pronarit të një biznesi në Lushnjë. Biseda të tilla, ku Alizoti dëgjohet të flas dhe përmendë emra të personave të tjerë janë të shumtë në përgjimet që avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, Indrit Sefa, i solli në seancë.

Biseda 1: Fredi Alizoti flet me një person me emrin Blendi, por i paidentifikuar nga Prokuroria. Blendi i thotë se ta gjitha përgjimet do të dalin, madje edhe momenti që ata po flisnin do të bëhet publik.Biseda 2: Fredi Alizoti flet në telefon me një subjekt tregtar në Lushnjë. Ai kontakton me sekretaren e këtij aktiviteti dhe kërkon që të flasë me drejtorin dhe se është mik i Fredi Shkurtit.Alizoti: Jepja pak telefonatën shefit, jam mik i Alfred Shkurtit i thuaj. Mik i Aldo Bares do i thuash.Sekretarja: Po nuk mund ta kaloj telefonatën. Unë jam vetëm punëtore e nuk mund ta kaloj telefonatën. Drejtorit mund t’ia kaloj, por ai nuk është këtu për momentin.Biseda 3: Fredi Alizoti sërish kontakton me subjektin tregtar në Lushnjë dhe këtë herë flet me drejtorin e kompanisë.Fredi Alizoti: Po vij te kompania, jam shok i Aldo Bares dhe doja të flisja me shefin.

Drejtori: Zotëri, ne jemi punëtorë, shefi nuk është këtu.Fredi Alizoti: Po kur vjen se dua ta takoj, kam një porosi.Drejtori: Vijnë vonë, nuk mund të them një orar dhe nuk mund të jap numra.Fredi Alizoti: Kam një porosi nga ai shoku, kam një zarf, një letër që t’ia japë.Drejtori: Po hajde këtu dhe lëre te porta, është një person aty.Biseda 4: Fredi Alizoti merr në telefon drejtorin e Policisë së Fierit në atë kohë, Albert Nushin. Ky i fundit e pyet Alizotin nëse është mirë dhe se ku ndihej ai mirë që t’i jepte ndonjë kafe. Alizoti i thotë se është në Tiranë, ndërsa Nushi shton se nëse do t’ia dalë të niset për në Tiranë vetë, do ta takojë, në të kundërt do t’i niste dikë tjetër.

Biseda 5: Prapë drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, merr në telefon Fredi Alizotin dhe e pyet se kur është i lirë që t’i japë një kafe.Biseda 6: Drejtori i Policisë së Fierit merr sërish në telefon Fredi Alizotin dhe i shpjegon se do ta marrë në telefon një person dhe është personi që ka nisur ai, pasi vetë nuk mundej të shkonte ta takonte.Biseda 7: Zëvendësdrejtori i Policisë së Fierit, Andon Marku, aktualisht është drejtues i kësaj drejtorie, merr në telefon Fredi Alizotin dhe e pyet se ku është, pasi ka ardhur për ta takuar. Alizoti i përgjigjet se është te Pazari i Ri.Biseda 8: Zëvendësdrejtori Marku flet me Alizotin dhe caktojnë vendin e takimit. Fredi Alizoti i thotë se është te stacioni i urbanit duke e pritur.Biseda 9: Andon Marku flet sërish me Fredi Alizotin. Gjatë kësaj bisede, Marku i thotë se duhet të rrijë i qetë se do të marrë diçka nga kjo.Biseda 10: Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, flet me Fredi Alizotin dhe i shpjegon se pse nuk janë takuar dhe se do e gjenin mundësinë patjetër.Biseda 11: Zëvendësdrejtori i Policisë së Fierit, Andon Marku, flet me Fredi Alizotin, ky i fundit i ankohet se pse Nushi, drejtori i Policisë, nuk i përgjigjej dhe as nuk kishin folur.

Biseda 13: Zëvendësdrejtori i Policisë së Fierit, Andon Marku, flet me Fredi Alizotin. Ky i fundit i thotë se po pret atë porosinë nga Tirana. Ndërsa Marku i thotë se ai nuk e di se çfarë po ndodh se ka disa kohë që është shkëputur.Biseda 14: Zëvendësdrejtori Andon Marku flet sërish me Fredi Alizotin, ky i fundit i thotë se miku nga Tirana e ka mbajtur fjalën dhe se ishte djalë fisnik.Biseda 15: Andon Marku flet me Fredi Alizotin, ku Alizoti i thotë se kishte shkuar në Tiranë, ka marrë rrobat dhe do të qëndrojë te një miku i tij. Marku i thotë se do shkojë ta takojë, ndërsa Alizoti ia kthen se si do ta takojë në burg. (Kjo është biseda e fundit e Alizotit, i cili atë ditë arrestohet).

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button