Lajme

Babë e bir godasin policin në Mallakastër

MALLAKASTËR- Babë e bir kanë goditur me grushte punonjësin e Policisë në Mallakastër. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi AKU ka shkuar për kontroll në dyqanin në pronësi të 56-vjeçarit, i identifikuar si Besnik Malkaj. 56-vjeçari së bashku me djalin e tij kanë debatuar me punonjësit e AKU-së.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më pas janë paraqitur edhe forcat e Policisë për ndihmë të punonjësve të AKU-së, por në atë moment është tensionuar situata.

Besnik Malkaj së bashku me djalin e tij kanë goditur me grushte punonjësin e Policisë dhe për pasoj 56-vjeçari ka rënë në pranga dhe djali i tij është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: