Categories Lajme

Balla dhe Gurra inspektojnë punimet e rrugës së Babjes / Banorët: “FALEMINDERIT” që mbani premtimet

Në drejtimin e Partisë Socialiste, Librazhdi në këto 7 vite ka RILINDUR falë investimeve të shumta të Qeverisë Shqiptare dhe ato të Bashkisë Librazhd. Meritë për këtë kanë deputeti i zonës Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë Kastriot Gurra.

Rruga e Babjes është dëshmia e rradhës e premtive të mbajtura nga deputeti Balla dhe kryebashkiaku Gurra. Rikonstruksioni tërësisht me asfalt i këtij aksi rrugor rural, 3km Librazhd – qëndër Babje, i jep përfundimisht fund kalvarit të vuajtjeve të banorëve të fshatit Babje.

Banorët e fshatit Babje kishin dalur në rrugë për të mirëpritur dhe falenderuar deputetin Balla dhe kryebashkiaku Gurra, për premtimin e mbajtur nga ana tyre dhënë këtij fshati.

Deputeti Balla me anë të një postimi në rrjetin social facebook thekson se rruga Librazhd-Babje financohet nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit, i cili gjithashtu paralelisht po financon edhe ndërtimin e rrugës se Polisit.

Taulant Balla facebook: Pavarësisht një viti të vështirë për shkak të tërmetit dhe të pandemisë, investime të rëndësishme në të gjithë vendin vijojnë.

Me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit është duke u punuar për ndërtimin e rrugëve Librazhd-Babje si dhe Rruga e Polisit.

Akset rrugore janë duke u ndërtuar konform të gjitha parametrave duke qenë, jo vetëm një rrugë që nuk i shërben vetëm fshatrave, por edhe zhvillimit të turizmit duke marrë parasysh se në këtë zonë kalon VIA EGNATIA, interesi për të cilën është gjithnjë e në rritje.

Sëbashku me kryetarin e Bashkisë, Kastriot Gurra inspektuan sot punimet të cilat vijojnë me intensitet të lartë. Investimet nuk do të ndalen, por do të vijojnë edhe në zona të tjera ku infrastruktura shfaq probleme.

Investimi në këtë segment rrugor prej shumë vitesh kërkohej nga banorët e këtij fshati, të cilët nuk e kanë braktisur vendin e tyre, por vijojnë të punojnë dhe investojnë në këtë zonë.

Këta banorë e meritojnë të gjithë vëmendjen tonë dhe ky investim duhet të ishte bërë më herët. Është shumë e rëndësishme që në bashkëpunim me bashkinë, banorët e zonës së Babjes të trajnohen për zhvillimin e turizmit familjar duke ofruar bujtina të vogla dhe padyshim ushqimin e shkëlqyer bio të zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME