Lajme

Balla zbulon detaje pas mbledhjes së PS-së, “Shpresoj që PD-ja të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pas mbledhjes së sotme me drejtuesit politikë të qarqeve, nga ku ironizoi me Partinë Demokratike duke thënë “shpresoj që PD-ja të njohë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.” Ndër të tjera, kreu i grupit të PS-së theksoi se ështeë krenar për platformën “Deputiqëduam”, e cila i ka dhënë mundësi shumë te rinjve nga fusha të ndryshme të jenë pjesë e listës së PS-së për zggjedhjet e ardhshme.

“Ju falenderoj që ndiqni në mënyrë të rregullt të gjitha mbledhjet tona. Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me mënyrën si veprohet në struklturat e PS-së për përgatitjen për fitoren e 25 prillit.

Shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të jenë të pranueshme nga të gjitha palët. Gjithçka e ndryshuar në kodin zgjedhor është dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Jam krenar që kemi përmbyllur fushatën e [deputetitqëduam’, ku i kemi dhënë mundësi profesionistëve të rinj të konkurrojnë në kuadër të një platforme, dhe tashmë kemi arritur në një grup përfaqesueshish shumë të mirë.

Kjo çështje ishte një nga temat e stome. Jam i sigurt që në të gjitha qarqet do të kemi përfaqësues të cilët kanë ardhur si të përzgjedhur. E gjithë lista e kandidatëve do të jetë një listë uniformë, nga kreu deri te ai i fundit. Jemi pothuajse gati, vazhdojmë te bëjmë diskutime që të kemi lista sa më përfaqësuese kudo në Shqipëri. Jam krenar që PS- është e vetmja alternative për t’i dhënë votën sot.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close