Categories Lajme

Ballist Morina inkurajon Sali Berishën me komentin epik

Sot, Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje ambasadores amerikane, e cila në mënyrë indirekte ka kërkuar nga Basha që ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar. Por, mes komenteve të shumta në statusin e ish-liderit të PD-së, bie në sy edhe një koment inkurajues nga Ballist Morina, një patriot shqiptar i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016.

“Mos u dorzo bisha”, shkruan Morina në statusin e Sali Berishës, teksa komentin e shoqëron me flamurin shqiptar. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryediplomatja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes, ajo ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat duke i kërkuar kryedemokratit Basha që PD të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non-grata nga DASH. Nga ana e tij, Berisha e ka cilësuar deklaratën e Kim si fyerje për të gjithë demokratët teksa shton se asnjë shpifje apo trillim nuk do ta pengojë atë të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME