Categories Lajme

Balluku \ Aeroporti i Vlorës, punimet nisin brenda 14 muajsh

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës se “pavarësisht vonesave që u krijuan për shkak të pandemisë, tashmë ka marrë udhë dhe sot sot jemi para faktit historik, ashtu siç ishte aeroporti i Kukësit për Aviacionin Civil, firmosjen e kontratës koncesionare midis qeverisë shqiptare dhe konsorciumit fitues të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”.

Balluku tha se, “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në strategjinë tonë të AC një nga veprat më të mëdha që është dizenjuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit”.

Sipas saj, puna për aeroportin e  Vlorës nuk është ndalur pavarësisht vështirësive nga pandemia. Ky aeroport do të jetë i kategorisë 4E. Një nga kategoritë më të larta me standardet europiane.

Përveç aviacionit civil në këtë aeroport ka edhe dy sektorë të tjerë të AC që janë mirëmbajtja e avionëve që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri dhe kargo.

“Mirëmbajtja ose hangarët do të jetë një sektor i ri i zhvilluar në aeroportin e Vlorës që do të sigurojë të ardhura dhe do të nxisë punësimin dhe profesionistët e rinj që duhet të zhvillohen në vendin tonë duke i hapur rrugë ngritjes së Akademisë së Avionëve, që sigurisht kjo do të ndodhi në Vlorë”, tha Balluku.

“Kargo do të jetë tjetër aspekt që do të sjellë zhvillim. Aeroporti me pistën e tij 8 km do të akomodojë të gjitha fluturimet me transportin e mallrave përmes ajrit e do të shënojë një hap të ri në transportins shqiptar”- tha ajo.

Punimet në aeroportin e Vlorës nisin brenda 14 muajsh dhe do të ketë edhe një studim arkeologjik. Më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion  për përmbushjen e kushteve paraprake. Dhe 6 muaj për marrjen e licencave të nevojshme të mjedisit, ndërtimit.

Faza e parë përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve dhe parashikon sipas kontratës 36 muaj, ndërsa faza e dytë që konsiston në zgjerin e terminalit të pasagjerëve do të përfundojë pas vitit 4 të fillimit të operimeve.

Ky investim do të injektojë mbi 100 milionë USD invstime në ekonomi dhe do të nxisë zhvillim. Vijojmë straregjinë për rrjetin e aeroporteve për zhvillimin e turizmit”- tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME