Lajme

Balluku thirrje Metës: Do e lësh shtetin të merret peng nga 60 persona?!

Belinda Balluku i ka bërë thirrje presidentit Meta që të reagojë sa më parë për çështjen e pezullimit të fluturimeve në Rinas, si pasojë e ndërprerjes së punës nga kontrollorët.

Balluku solli në vëmendje një takim që Meta ka pasur disa ditë më parë me kontrollorët, dhe tha se presidenti është njohur nga afër me detajet nga Albcontroll. Ministrja tha se për kontrollorët që sipas saj po organizojnë një grevë të organizuar, janë në shkelje me Kodin e Punës, që nuk lejon mbajtjen e grevë për profile pune të një rëndësie të veçantë.

Balluku deklaroi më tej se të gjithë kontrollorët që kanë pezulluar punën do të ketë ndëshkime, ndërsa nuk dha një datë se kur do të rinisë puna. “Patjetër që kemi të bëjmë një çështje penale, dhe secili do të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë”, tha Balluku.

Balluku: Unë do ti kërkoja presidentit të republikës, që dhe i ka takuar kontrollorët ajror, ka kërkuar informacion dhe nga ALBControll, të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti që të kompesojë kontrollorët ajrorë, kur kjo nuk ka ndodhur më parë.

Presidenti Meta i ka të gjitha të dhënat, a mund të merret shteti peng nga këta persona, që marrin rroga sa marrin 14 shqiptarë. Ju kërkoni që të merrni sa 600 shqiptarë, unë do të doja të dija nga zoti Meta, se duhet të bllokohet trafiku ajror i Shqipërisë, a duhet vallë që vendi të kapet peng nga disa persona, që janë të pakënaqur me pagën e 2 mijë e 400 dollarë. Në rast se nuk ua bëjmë ne 4 mijë e 400 ata do të vazhdojnë të mbajnë vendin peng?

Erdha që të flisja me ta, për ti sqaruar se kjo nuk është një lojë, preket siguria kombëtare e vendit, dhe lëvizja e lirë, kjo nuk është një lojë, pasi nga ky moment do të marrim disa masa të rëndësishme ligjore, që nuk do të jenë të mira as për navigimin ajror. Janë investuar shumë në burime njerëzore, të gjithë janë të trajnuar në akademitë më të mira, janë trajtuar sipas kodit të kompetencës, pra përveç pagave, ata punojnë vetëm 205 ditë, pasi punojnë 17 ditë në muaj, e shumë e shumë privilegje, të cilat i kanë në respekt të rëndësisë së punës që bëjnë.

Ne kemi dialoguar gjithë kohës me ta, është vënë në dispozicion e gjithë mënyra si do ktheheshin në parametrat e mëparshëm, në aviacion ecet me shifra dhe me përcaktime që dalin nga parashikimet e kontrollit ajror. U është dhënë një dokument i plotë me të gjitha hapat dhe skenarët, në varësi të trafikut ajror, për ti dhënë zgjidhje këtij problemi absurd që mund të duket për shumë prej shqiptarëve.

Do të ketë dhe ndëshkime padyshim, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre kontrollorëve që e ndjejnë detyrën, tëkthehen në punë, që janë paguar prej vitesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: