Categories Lajme

Banka Qendrore Europiane: Korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë pengojnë kreditimin në Shqipëri

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se, japin kredi një përqindje shumë më të ulët se depozitat që mbajnë.

Banka qendrore Europiane në një vlerësim që për zhvillimet gjatë 10 viteve të fundit (2008-2018) në bankat e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi vuri në dukje vuri në dukje se në krahasim me rajonin, Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të aktiveve të sistemit bankar ndaj PBB-së.

Sipas BQE kjo situatë është shkaktuar nga rënia e kredisë për bizneset në sektorin privat, ndërsa huatë për individët sidomos për financimin e banesave kanë pësuar rritje.

BQE e ka konsideruar të habitshëm faktin se, si kredia ka ngecur në kushtet e rritjes ekonomike dhe likuiditetit të lartë në banka.

Sipas Bankës Qendrore Europiane një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet “me dobësitë në sundimin e ligjit dhe një nivel në rritje i korrupsionit. Të dy këto faktorë kanë rritur rezistencën e bankave për të dhënë hua, pasi në rrethana të tilla ekzekutimi i kolateralit mund të pengohet, duke çuar në kosto më të larta të huamarrjes”. “Prandaj, përpjekjet e autoriteteve kombëtare për të përmirësuar këtë ambjent janë të mirëseardhura”, thuhet në vlerësimet e BQE.

Por rënia e kredisë në Shqipëri lidhet me faktin se bankat e kanë të përqendruar kreditimin vetëm tek bizneset. Vlerësimet kombëtare tregojnë se standardet e huadhënies për korporatat e mëdha janë forcuar pothuajse vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2016.

Gjithashtu BQE vë në dukje faktin se ngecja e kredisë dhe efektiviteti i bankave në Shqipëri lidhet me ndryshimet që po pëson tregu bankar dhe ulja e pronësisë së kapitalit të huaj.

Vitet e fundit bankat vendase kanë zgjeruar portofolin e tyre, ndërsa portofoli i kredisë së bankave me pronësi të huaj ka rënë për shkak të shitjeve të filialeve të Credit Agricole dhe bankës NBG tek pronarët vendas.

Shpërndarja e aksioneve u zhvendos disi ne pjesën e tregut të bankave më pronësi vendase, të cilat zotëruan afërsisht një të katërtën e huadhënies totale.

Tërheqja graduale e bankave në pronësi të huaj mund të ketë ndikuar negativisht në konkurrencën në sektorin bankar. Deri në Prill 2017, shumica e bankave mëmë treguan që potenciali i tregut në Shqipëri është i ulët (në ndryshim nga shumica e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor). Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME