Lajme

Banon në vilën e ndërtuesit të kullës/ Reagon Shkëlzen Berisha: Jetoj me qira! Nuk di gjë për punët e qiradhënësit

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Mero Baze, që zbuloi se ai banon në vilën e ndërtuesit të kullës 64 kate që po ngrihet në Tiranë dhe që ka trazuar politikën dhe opinionin publik, kryesisht për faktin se opozita po e kalon në heshtje ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.

“Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha. Nuk është ndonjë problem i madh se të gjithë e dimë që Shkëlzeni ka lekë për më shumë se një vilë si ajo. Problemi është tek fshehja e pasurisë së njerëzve që merren me politikë. Në praktikën e tij jo dhe aq shumë inteligjente, ai është bazuar tek fshehja e pronave tek një rreth i ngushtë njerëzish, që janë gjithsej 3 deri 4 vetë, të cilët marrin përsipër të kenë emrin tek certifikata e pronave të tij në bregdet dhe vilat ku jeton.
Gjithë “Mëhalla e Kullës” janë fqinjë dhe në Rolling Hills. Nuk di a i ka bashkuar kulla, apo ngaqë kanë qenë bashkë, kanë vendosur të bëjnë kullën. Ndaj para se sa SPAK ta bëjë këtë hetim për fshehje pasurie, është mirë që Shkëlzeni të thotë me gojën e tij pse jeton aty dhe a është kjo e vetmja pronë e Shtufit që ai përdor si të vetën.  Dhe pastaj “ose ta mbajë, ose ta hajë”, vilën e “pronarit” të kullës ku jeton si në shtëpinë e vet. “, shkruan Baze.

Shkëlzen Berisha, në reagimin e tij e pranon se jeton në banesën e Shtufit, por thotë se ajo është me qira dhe se ka paguar qiranë, por nuk kontrollon punët e qiradhënësit.

Ai përsërit “sfidën” ndaj Ramës që të anullojë lejen e kullës.

Ndërkohë, fraksioni më i madh i opozitës që drejtohet nga Sali Berisha, e ka injoruar ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë, duke mos e denoncuar si rastet e mëparshme. Sali Berisha, njëlloj si djali i tij, i kërkoi Ramës të revokojë lejen, por nuk pati ndonjë denoncim për pronarët e kullës, siç ndodh rëndom edhe me çështjet më banale që ndodhin në Shqipëri, të cilat i denoncon me apo pa fakte, ndërsa në rastin e kullës 64 kate, vijon të heshtë.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha dhe fraksioni i tij e kanë denoncuar kullën, madje ka patur edhe një kallëzim në SPAK.

Reagimi i Shkëlzen Berishës: 

“Shpifja konsumon veten! Kjo u vertetua edhe keto dite kur shpifja per financim kullash 100 kateshe e resortesh ne bregdet u kandis ne nje qera shtepie!
Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit!
Pergjegjesia e qeramarresit eshte te paguaje qerane jo te kontrolloje punet, financat dhe bizneset e qeradhenesit.
E njejta gje vlen dhe per banesen aktuale dhe pronarin e saj! Pertej tentatives qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!
Per financime kullash dhe resortesh shpifesit do kene mundesi te perballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa per Ramen qe permes tualeteve te tij mediatike thote se per kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “sherbetoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkelzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!”, shkruan Shkëlzen Berisha. TPZ

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close