Lajme

Banorët e Baldushkut përplasen me policinë për pronat

Mëngjesin e kësaj të hëne përplasje të forta janë shënuar mes banorëve të zonës së Baldushkut dhe Policisë. Shkak për gjithë këtë situatë të krijuar është bërë rezistenca e banorëve për ndërtimin e disa pallatave të cilat do të shërbejnë për strehimin e qytetarëve të cilët humbën banesat e tyre gjatë tërmetit të 26 nentorit të vitit 2019. Sipas qytetarëve,  dëmshpërblimi që qeveria po u jep është qesharak prandaj dhe kërkojnë nga e para rivlersimin e tyre.

Nga pamjet e siguruara nga mediat shihet momenti kur një gruaje gjatë përplasjes me punonjësit e policisë i ka rënë të fikët. Banorët shprehen se u janë dashur vite për të ndërtuar banesat e tyre, teksa shtojnë se “po na vrasin duke na marrë tokat”. Kujtojmë se prej kohësh banorët e zonës së Baldushkut vijojnë rezistencën duke penguar nisjen e punimeve. Më shumë se 30 familje kundërshtojnë këtë projekt ku është planifikuar ndërtimi i pallateve për banorët banesa e të cilëve u është dëmtuar nga tërmeti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: