Lajme

Banorët e Çermës në Divjakë në alarm nga prurjet e lumit Shkumbin, rrezikohen shtëpitë

Reshjet e dendura të rëna gjatë dy ditëve të fundit kanë rritur nivelin e lumit Shkumbin. Dalja e tij nga shtrati në fshatin Çermë e Sipërme të bashkisë së Divjakës ka bërë që të përmbyten dhjetëra hektarë toka bujqësore, mbjellë kryesisht me foragjere dhe grurë.

Ndërprerja e reshjeve ka sjellë dhe tërheqjen e ujërave dhe sot në mesditë situata është drejt normalizimit, por rifillimi i reshjeve dhe rritja e prurjeve rrezikon përsëri tokat bujqësore në të gjithë gjatësinë e tij, që nga ura e Shkumbinit deri në Kular.

Këto sipërfaqe tokash të mbjella janë të gjitha në brendësi të argjinaturës apo pritës të kthyera në toka bujqësore pas viteve ‘90, pasi para viteve ‘90 e gjithë zona në brendësi të argjinaturës ka qenë e mbjellë e gjitha me plepa nga ish-ndërmarrja bujqësore, pronë e së cilës kanë qenë këto toka.

Gjithsesi, banorët e zonës, sidomos ata që kanë banesat pranë argjinaturës por edhe tokat, i tremben shtimit të prurjeve pasi u rrezikohen jo vetëm të mbjellat, por edhe banesat në rast të rritjes së prurjeve, pasi prita në disa segmente të saj ka ende nevojë për përforcime.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close