Lajme

Banorët e Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken Majlinda Bufi: Ku shkojnë taksat tona?

Një grup banorësh nga Roskoveci kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, aty ku do depozitojnë një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufit.

Kallëzimi penal është kryer pasi banorët pretendojnë se Bufi ka kryer abuzim në tendera.

“Një tender është për 24 milionë e të tjera për shuma të tjera. Janë për rikonstruksion rrugësh. Tani e pamë të arsyeshme për të bërë kallëzimin në SPAK.

Shpresojmë që zonja Bufi të merret e pandehur pasi ka abuzuar me taksat e qytetarëve. Jemi një nga bashkitë me taksat me të larta, rrezikojmë edhe falimentimin, duam të dimë se ku shkojnë taksat e qytetarëve”– thotë përfaqësuesi i banorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close