Categories Lajme

“Banorët e Selenicës nuk duhet të penalizohen nga korrupsioni” Meta takon banorët për rrugën

Presidenti Ilir Meta ishte sot me banorët e zonës së Selenicës për të informuar qytetarët për punën që ka bërë dhe këmbënguljen e tij për ndërtimin e kësaj rruge. Meta tha se është hequr në mënyrë jo transparente një pjesë e fondit për ndërtimin e kësaj rruge.

Ka një debat të pakuptimtë të kryeministrit sikur presidenti bllokonte aksin Vlorë- Orikum duke u përqëndruar tek thelbi i këtij debate. Kemi vënë re se së pari pretendimi i banorëve të Selenicës është mëse i drejtë pasi në kundërshtim me premtimin dhe marrëveshjen, kemi një heqje të fondeve në mënyrë jotransparente dhe të paligjshme. Nuk qëndron pretendimi që donatori të heqi fondin pasi nuk ekziston, ato janë hequr me vëtëdijen e qeverisë sonë” Së dyti ka patur një denoncim nga deputeti Vullnet Sinaj se presidenti pengon lotin e katërt të Selenicës.Presidenti nuk ka bërë asnjë pengim të fondit.Revolta e banorëve të Selenicës është mjaft legjitime. Unë dua të shpreh mbështetjen time për përfundimin sa më parë të këtij projekti” shprehet Meta

Përmes një postimi në facebook Meta  shkruan se u ka garantuar banorët se do të jenë gjithmonë në krah të tyre dhe se ka kërkuar që  rruga e Selenicës të ndërtohet menjëherë.

“I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre. Rruga e Selenicës të ndërtohet menjëherë dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsion” shkruan Meta. Meta u informua dhe për problematikat që hasen banorët e kësaj zone “nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin” thuhet në postimin në facebook.

Loti i katërt i rrugës së Vlorës në projektin fillestar të saj parashikohej të kalonte nga Ura e Peshkëpisë në Selenicë dhe më pas lidhej me autostradën Levan-Tepelenë, por ky projekt tashmë kërkohet të devijohet për të kaluar nga Ura e Peshkëpisë në Kuç dhe më pas lidhet me autostradën Levan Tepelenë, duke anashkaluar Selenicën.

Fillimisht kryeministri Rama akuzoi Metën se ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës Më pas Meta i kërkon ekzekutivit të mos penalizojë Vlorën, por të zhbllokojë fondet e investimeve për rrugët. Letra për dijeni iu dërgua edhe kryeparlamentarit Ruçi, deputetëve të Kuvendit, Këshillit të Ministrave si edhe kreut të Bashkisë Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME