Categories Lajme

Banorët e Sukthit në protestë: Ekspertët nuk i kontrolluan banesat tona pas tërmetit

Mos verikimi i pallatit të tyre, i cili pas 26 nëntorit u shpall i pabanuar nxori në protestë banorët e Sukthit. Të mbetur pa shtëpi prej dy muajsh banorët ankohen se askush nuk është kujtuar për ta.“Gjendja këtu është e keqe. Pallati ka marrë goditje dy herë, në shtator dhe nëntor. Këta të bashkisë na gënjyen, nuk erdhën. Një çrregullim të tillë në jetën time nuk e kam parë, u bëra 75 vjeç”. Të tjerë denoncojnë mos marrjen e bonusit të qirasë.

“Nuk kemi marrë as shpërblim, as gjë prej gjëje. Të vijnë të na shikojnë shtëpitë, na kanë lënë në qiell të hapur. Shteti vetë na çoi në hotel, pastaj po vetë na nxori, na tha shkoni gjeni shtëpi. Kemi mbetur nëpër njerëz, se nuk na ka dalë bonusi”. Në mbështetje të banorëve ishte  edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, i cili akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Durrësit se i ka lënë qytetarët rrugëve.

“Jemi në fund të janarit, janë 92 godina që qeveria ende nuk ka përcaktuar se çfarë do bëhet. Janë 400 ekspertë teknikë, paratë janë, 150 milionë të koncesioneve, PD e ka dhënë zgjidhjen se çfarë duhet bërë”. Vetëm në Bashkinë e Durrësit ka arritur në katër mijë numri i kërkesave për bonuse qiraje, por kur po mbushen dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit vetëm 900 aplikantë kanë arritur të sigurojnë fondin e bonusit të qirasë./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME