Lajme

Banorët e Unazës së Re protestë para Drejtorisë së Policisë kërkojnë lirimin e të shoqëruarve: Duam djemtë tanë!

Banorë të Unazës së Re janë mbledhur para drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Ata kërkojnë lirimin e personave të arrestuar mëngjesin e sotëm. Në mbështetje të banorëve, ndodhen ish deputetët e opozitës, Klevis Balliu e Endrit Braimllari. Nën thirrjet “Lironi djemtë” “ Të gjithë për një qëllim”, ata i kanë depërtuar brenda oborrit të godinës.

PD publikoi sot video të shoqërimit të banorëve të Unazës. Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të Kodit të ri penal që ka ashpërsuar nenin për bllokimin e rrugës, i cili parashikon deri në tre vitesh burg për çdo person që bllokon rrugën fizikisht.

Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button