Categories Lajme

Banorja e “5 Majit” para Bashkisë: Mos guxoni të më prishni shtëpinë, se do t’i vë flakën bashkë me ju brenda!

Një prej banoreve të 5 Majit ka thenë përpara bashkisë se do të marrë akte ekstreme, në rast se IKMT do t’i prishë asaj shtëpinë. Banorja, ka thënë e revoltuar se do t’i vërë flakën banesës, në rast se shteti shkon për t’ia prishur.

Sipas saj, bashkia i ka thënë se nuk do të marrë asnjëlloj kompesimi për banesën gjë që ka bërë që ajo të flasë në një mënyrë të tillë. “Ne kërkojmë kompesim sipas kurorëve, unë nuk marr shtëpi, kjo është përgjigja që më është dhënë nga njësia bashkiake, jam lutur që të binte tërmet, të merrja dhe unë një hyrje. I pari që hyn në shtëpinë time, është armiku im, se është polic se është punonjës i IKMT, para fëmijëve të mi nuk vë përpara askënd.

Te shtëpia ime, mateni mirë, se do tiu vë flakën. Kushdo që të jetë, vëllai im, hajdeni provojeni, se do ti vë flakën, barriera e parë, po e përsëris, do tju vë flakën, do të rri brenda vetë.

Mos të guxojë njeri atë ditë që të më prekë, unë kam humbur çdo gjë, çdo gjë, banesa ishte mundësia ime e fundit, edhe nëse duhet ti lë fëmijët e mi jetim. I bëj thirrje kujtdo, po dalin më burrnesha gratë se burrat, do tju djegë.”- është shprehur banorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME