Categories Lajme

Barack Obama humb “shokun besnik”

Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama lajmëron se qeni i tij, Bo, ka ngordhur. Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”, Obama shkruan se sot familja humbi “një mik të vërtetë dhe një shok besnik”.

“Sot, familja jonë humbi një mik të vërtetë dhe shok besnik. Për më shumë se një dekadë, Bo, ishte një prani e vazhdueshme dhe pozitive në jetët tona, i lumtur që na shihte në ditët tona më të mira, në ditët tona të këqija dhe në çdo moment tjetër.

Ai toleroi të gjithë bujën dhe famën që kishte si qenushi i Shtëpisë së Bardhë, lehte fort, por nuk kafshonte, i pëlqente të hidhej në pishinë gjatë verë, i adhuronte fëmijët dhe priste copëza ushqimi rreth tryezës. Ai ishte pikërisht çfarë ne kishim nevojë dhe ishte shumë më shumë se sa ne prisnim të ishte. Do të na mungojë shumë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME