Categories Lajme

Bardhi në Elbasan: Situata me largimin e të rinjve nga vendi do ndryshojë pas 25 prillit

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, takoi të rinjtë me të cilët diskutoi largimin nga Shqipëria të bashkëmoshatarëve të tyre. “Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë patjetër me 25 Prill”, tha Bardhi duke shtuar se “PD ka në plan të paguajë stazhet e punës për të diplomuarit, dhe të mbulojë kostot kryesore të studimeve, si një prej arsyeve që i detyrojnë të rinjtë të largohen”, tha ai. “Vetëm një njeri që ka humbur çdo kontakt me realitetin, që është i rrethuar me privilegje e servilë, si Edi Rama, tallet dhe bën batuta me një prej plagëve që po gërreyn shoqërinë tonë, siç është largimi i të rinjve.

Takova sot Enean, Geraldin, Anxhelën, Mirsedën, Xhoanën, Ergezin dhe dëgjova prej tyre një gjë të trishtë; e kanë vendosur të ikin. Po mësojnë më së shumti gjermanisht. Janë të diplomuar pjesa më e madhe për infermieri dhe mendojnë të gjejnë një mundësi në Europë, sepse këtu nuk ka vende pune, nuk ka meritë, nuk i merr askush në konsideratë. Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë patjetër me 25 Prill, që të shpëtojë Shqipëria dhe të humbë shkaktari kryesor i këtij eksodi, këtij erozioni që po i lë qytetet dhe fshatrat pa rini, pa njerëzit e kualifikuar, pa energjinë e tyre.

PD ka në plan të paguajë stazhet e punës për të diplomuarit, dhe të mbulojë kostot krysore të studimeve. Kostot e studimeve, janë një prej arsyeve që i detyrojnë shpesh të largohen, me shpresën që të nxjerrin paratë e harxhuara teksa ishin studentë, për të cilat, familjet e tyre shpesh kanë hyrë edhe në borxhe. Është për të ardhur mirë që këta të rinj nga gjithë qarku i Elbasanit po i shtojnë aftësive të tyre edhe një gjuhë të huaj si gjermanishtja, por ne jemi të angazhuar që të sjellim këtu kompani, investime e sipërmarrje gjermane dhe europiane, që ata të kenë mundësi të punojnë në qytetin e tyre, me paga të mira, të mos braktisin vendin dhe familjet”, tha Gazment Bardhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME