Lajme

Bardhi: Nuk kam dijeni për projektin e kullave te PD, pyesni Veliajn

Zero të dhëna, deri ditën kur u përdor nga një mashtrim publik nga Berisha. Ju nxisim të kërkoni se kush është porositësi. Selia e PD qëndron si seli qendrore e PD”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në emisionin “Opinion” i pyetur për projektin e kullave në selinë blu.

“Pyesni Erion Veliaj. Zero informacion në rrugë zyrtare dhe informale. Do vazhdojmë kontratën për godinën e PD 99 vjet.

Bashkia e Tiranës është kthyer në qendër pastrimi parash. Përveç Erion Velisë, është dhe Sali Berisha që ka informacion për këtë projekt.

Nesër do të shkoj të marr informacion. Berisha dhe Veliaj kanë dijeni për këtë projekt në të njëjtën kohë.

Godina e PD nuk është pronë e jona. E kemi marrë në përdorim nga shteti shqiptar për 99 vite. Ne nuk do ta pranojmë kërkesën e pronarëve për të ndërtuar në atë pronë”, tha Bardhi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: