
Ka nisur pasditen e sotme protesta te Unaza e Re në kryeqytet, ku banorët janë kundër shembjes së banesave të banesave të tyre siç e parashikon projekti për rindërtimin e rrugës nga sheshi shqiponja te mbikalimi.
Në ditën e 37 të protestës, Banorët janë vendosur në të dyja akset e rrugës që kalon aty duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve. Deputetë të opozitës, si dhe kreu i PD-së Lulzim Basha ishin në protestë.
Basha, për gazetarët në terren, akuzoi se kryeministri Rama dhe kreu i ARRSH-së Afrim Qendro, janë përftuesit kryesore të tenderit sipas tij korruptiv, që u është dhënë kompanive për rindërtimin e aksit te Unaza e Re.
“Përflitet një kapar prej 4 mln eurosh që i është dorëzuar Ramës përmes Afrim Qendros”, tha Bsaha. “Ramën, e quajti “sheik i Surrelit”, ndërsa shtoi se ai është një politikanët më të pasur të Europës.
I pyetur lidhur me valën e protestave që kanë pushtuar vendin, Basha tha se ato vijë si pasojë e degjenerimit total të qeverisjes.