Categories Lajme

Basha: Ashtu siç liberalizova vizat dhe anëtarësova Shqipërinë në NATO, do integrohemi edhe në BE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar vizitat zyrtare në cilësinë e liderit të opozitës në Slloveni dhe Kroaci. Basha thotë se ashtu siç e ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat, do të integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian. “Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.

Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.

Basha shprehet se ka marrë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për planin ekonomik që do të thithë investime të huaja. “Të dashur bashkëqytetarë jam kthyer nga një vizitë e rëndësishme në Slloveni dhe Kroaci.

Takova dy miq, ishin takime të frytshme dhe jam shumë i inkurajaru për mbështetjen që mora. Më shprehën mbështetjen e tyre.

Mirëpritën planin tonë ekonomik me të cilin do të thithim investime të huaja. Shqipëria do të ecë përpara në rrugën drejt BE, Gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij Rama vetëm i ka shtuar pengesat e Shqipërisë.

Ne ia dolëm me vendosmëri ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu si hoqëm vizat, me mbështetjen e miqve tanë do e fusim Shqipërinë në BE. Ditë më të mira na presin”, shprehet Basha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME