fbpx
Lajme

Basha: Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencën për mediat nga selia blu u shpreh se asnjë masë e vendosur nga kryeministri Rama nuk do të njihet nga qeveria e tij. Sipas Bashës, Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë.  Siç thekson kryedemokrati ai është vetëm një gjobëvënës.

“Ky është një shet gjobvënës. Cila është përgjigja për humbjen e vendeve të punës? Gjoba për maskën. Cila është përgjigja për mungesë e investimeve? Gjobat. Aq sa luftohet Covdi me autoblind, aq luftohet edhe me gjoba. Çdo masë e marrë në arbitraritet nuk njihet nga ne. Jo vetëm që nuk njihet dhe do të zhbëhet. Por edhe ata që i kanë marrë këto masa do të mbajnë përgjegjësi. Prandaj i ka kapur paniku”, tha Basha, ndërsa shtoi se ajo që sot prezanton si plan në qeveri do të bëhet realitet. “Në qeveri këtë që kam propozuar si plan do e bëj realitet”, shtoi ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button