Lajme

Basha bllokohet në trafik afër Lezhës

Kreu i PD, Lulzim Basha, është bllokuar në radhët e gjata të automjeteve të krijuara afër Lezhës teksa ishte nisur për në Shkodër. Lideri demokrat në një prononcim për News 24, thotë se automjeti i tij ka mbetur në një zonë përtej Shënkollit dhe Tales, teksa thekson se janë shumë automjete, qindra familjarë, dhe madje edhe nëj autoambulancë që janë bllokuar teksa nuk sheh asnjë reagim nga shteti.

Ai thotë se nuk është marrë asnjë masë për të lehtësuar situatën dhe qeveria ka dështuar në mënyrën më të tuprshme. Basha ka një apel për qytetarët dhe kërkon që në këtë situatë të vështirë të ndihmojnë njëri-tjetrin, ndërsa i kërkon urgjentisht atyre që kanë marrë paratë e shqiptarët t’u vijnë menjëherë në ndihmë.

Rruga ku është bllokuar Basha, ishte në përgjegjësinë e firmës ”Salillari” për t’u mirëmbajtur, e cila tashmë po procedohet për shpërdorim detyre teksa lideri demokrat ironizon duke thënë se ”Ramën e keni nëpër televizione kur vjen puna për të puthur në kokë koncesionarët”.

”Mirmbrëma. Situata është e rëndë, kam kohë të gjatë i bllokuar. Përmbytje dhe ngrica, kemi mbetur në një zonë përtej Shenkollit dhe Tales, para Lezhës. Ku janë shumë automjete me familjarë, ka dhe ambulancë. Edhe disa prej shoqëruesve të mi janë munduar ta lëivizn, por pa sukses.

Qindra automjete të mbetura, siç kam informacione për dhjetëra familje që kanë ngelur. Situata është e bllokuar, gjithë Shqipëria prej kësaj situate. S’është marrë asnjë masë për të lehtësuar situatën.

PYETJA: Si e mendoni zgjidhjen e situatës?

Normalisht duhet të marren masa paraprake. Dihej para 5 ditësh që e shtuna dhe e diela do sillte ëdbore. Ishte detyra e qeverisë por si në shumë fusha të tjera ka paguar për hedhjen e kripës, borëpastruese. Nuk kam parë asnjë veprim, as hedhje kripe as borëpastruese. Qindra automjete, shumë familjarë kanë mbetur të bllokuar. Duke përfshirë këtu edhe ambulancë para automjetit tim. Situatë shumë e rëndë, neglizhencë e madhe. Si në çdo fushë tjetër ka një braktisje totale e detyrës nga qeveria. Faturën e paguajnë njerëzit. Qindra qytetarë që kanë mbetur në këtë stuhi rugore, që duhet të mbaheshin të hapura. Me pastrimin e borës, që nuk duken gjëkunid. Qindra de mijëra familje që janë bllokuar, apo dhe ato që kanë pasur përmbytje si në Shkodër që tashmë i shtohen dhe ngricat.

Ky është dështim i përsëritur, Shkodra ka mbi 40 ditë nën ujë. Kam qenë pranë banorëve, për të kërkuar ndihmë, Shkodra vijon të jetë e braktisur. Po kaq e braktisur edhe Ultësira Perëndimore. Qeveria ëshë e dorëzuar. Ia ka dorëzuar Shqipërinë fatit. Dhe fati natyra këto ditë është treguar goxha e ashpër. S’kam ç’them. Qeveria kë dështuar në mënyrën më të turpshme, minimalja të mbante akset hapur. Do mjaftonte parapërgattije. Nuk është diçka e papritur, 5 ditë që e prisnim. Ato kompanitë koncesionare që lekët i marrin, e punën s’e bëjnë dhe tani këto automjete ku ndodhem dhe vetë. Shqipëria ka mbetur është e bllokuar, nuk ka metaforë më të dhimbshme. Ka vite që ka ngelur Shqipëria kështu, qytetarët të bëjnë çështë e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kurse kërkesa që kam është që ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve urgjentisht t’u vinë në ndihmë automjeteve të bllokuara dhe qeveria mos qëndrojë duarkryq e të fajësojë këdo veç vetes siç e ka zakon. Të paktën akset kryesore të zhbllokohen. Plotësisht përgjegjësia e tyre.

Kur vjen puna për t’i puthur në kokë koncesionarët Ramën e keni ditë për ditë në televizor. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria.”- tha Basha.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close