Lajme

Basha: Ftoj dibranët të bashkohen, “Kurrë nuk e kam parë Maqellarën kaq plot”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga Xhelal Mziu ka vijuar takimet elektorale me qytetarët, në Maqellarë. Basha është pritur nga qindra mbështetës të Partisë Demokratike. “Falëminderit vëllezër dhe motra. Kurrë nuk e kam parë Maqellarën kaq plot. Kjo është nuk thjesht takim mes nesh, por ftesë ndaj çdo dibrani për t’ju bashkuar ndryshimit me 25 prill.

Për t’ju bashkuar Partisë Demokratike dhe Aleancës për ndryshim.  Ta çojmë derë më derë, familje më familje tek të gjitha ata që vite me radhë e humbën besimin tek vetja e tyre, por kësaj qeverie dhe kryeministri i themi se ora e ndryshimit po ofron”, tha Basha. Kryedemokrati është takuar edhe me sipërmarrës në Maqellarë. “Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, edhe dy javë edhe do të sjellim ndryshimin”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: