Lajme

Basha i përgjigjet ultimatumit të Berishës: Hera e parë në historinë e Shqipërisë…

Një ditë para ultimatumit të lëshuar nga Berisha për të liruar selinë e PD-së, Lulzim Basha I çon mesazh Berishës se nuk do të lejojë që PD të kthehet në bunker për të mbrojtur atë. “Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur” shkruan Basha në një postim në tëitter.

Pas kuvendit të 18 dhjetorit,  Lulzim Basha e ka berë të qartë se ai është drejtuesi legjitim i Partisë Demokratike, e se Sali Berisha, tashmë është vetëm e histori. E për të përcjell ketë mesazh  vitin e 2022  e nisi duke i dhënë një pamje të re selisë blu.

Por kundërshtarët të mbledhur në atë që e quajnë komsioni për rithemelimin e  partisë, të cilët i kanë lënë 5 janari si afat për të dorëzuar zyrën, ngren dyshime dhe hodhën akuza se Lulzim Basha po fshihet pas dyerve të blinduara.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: