Categories Lajme

Basha mban në Tiranë tre aleatë dhe vë në listë të sigurt drejtuesit politikë

Teksa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike, lëvizjet kanë nisur prej këtij mëngjesi edhe nga koalicioni opozitar. Lulzim Basha pritet të kandidojë në Tiranë, ndërsa nuk dihet nëse do ta shfrytëzojë mundësinë për të qenë edhe në qarqe të tjera, siç do të jenë kryetari i PS, Edi Rama, apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Sa i takon partisë së kësaj të fundit, LSI, gazetari Osman Stafa tha se nuk pritet të ketë surpriza në lista, pasi emrat janë publikuar edhe më herët, dhe janë drejtues qarqesh apo ish-deputetë të kësaj force politike.

Ndërsa sa i përket PD, deri më tani është bërë e ditur që drejtuesit politikë të qarqeve pritet të jenë në lista të sigurta, si Gazment Bardhi është në Elbasan, Paloka në Durrës, Tritan Shehu në Gjirokastër, Xhelal Mziu në Dibër, etj. Ndërkohë, burime nga selia blu i thanë gazetarit Stafa se pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të ketë një vend në Qarkun e Tiranës, ashtu si dhe tre aleatë të Bashës, Dashamir Shehit, Fatmir Mediut dhe Shpëtim Idrizit

Sot do të mësojmë për Vangjel Dulen, ku mundësia më e madhe është të jetë në Korçë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e kandidimit të tij në Vlorë.
Po ashtu, Nard Ndoka do të jetë në Shkodër, por nuk dihet ende se ku do të renditet, nëse do të jetë në listë fituese, apo do i duhet ta fitojë vetë mandatin e tij. Gjatë ditës së sotme, PD do të mbledhë Kryesinë, ku Lulzim Basha do propozojë listën e tij përfundimtare. Pastaj, Kryesia e PD do të miratojë ose jo listën e Bashës./BW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME