Categories Lajme

Basha me artistët në Vlorë, Bujar Asqeriu: Shqiptarët të zhgënjyer nga politika

Kryetari i Partisë Demokratike këtë të në kuadër të takimeve për fushatën elektorale është takuar me artistët në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë takim ishte aktori Bujar Asqeriu dhe dy nga grupi i Parodistëve të Vlorës. Basha ka premtuar se do të mbështesë artistët dhe të drejtën e tyre.

Aktori Asqeriu në fjalën e tij është shprehur se populli shqiptar meriton më të mirën ai është i zhgënjyer nga politika. Ndër të tjera ai ka theksuar se shqiptarët të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit.

“Me vullnetin që me votën e tyre të vendosin fatin e tyre. Të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit. Në Shqipëri duhet të jetë populli zot i arit, detit dhe tokës, dhe ai që do të zgjidhet të jetë në shërbim të këtij populli, që është shumë i zhgënjyer nga politika. Dua që çdo shqiptar ta shikoj të lumtur. Tashmë në Tiranë është shkatërruar Teatri, duhet ta çoni teatrin aty ku ishte dhe siç ishte. Ato kanë një urrejtje ndaj artistëve”, ka thënë Asqeriu.

Ndërkohë Basha ka deklaruar se do të mbështesë mirëqenien e artistëve shqiptarë që të jenë me të barabartë me të gjithë artistët në rajon.

Respekti që ka Vlora dhe Shqipëria për ty ka kuptuar se në jetën tënde artistike, ku ke lartësuar në piedestal figurat më të njohura historike të vendi tonë. Duke lartësuar figurat historike që nuk jetojnë më. Unë jam zotuar dhe do e bëj teatrin ku dhe siç ishte. Një komb pa artistë është pa shpirt. Është e tmerrshme që nuk është gjetur koha për artistët. Një nga gjërat e para që do të ndryshoj është se për artin dhe kulturën do të kenë të njëjtin trajtim në rajon. Nuk ka artist në rajon që është i nëpërkëmbur”, ka thënë Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME