LajmePolitike

Basha me tone të ashpra në Kuvend: Në këtë sallë ka kriminelë

Kryedemokrati Lulzim Basha me tone të ashpra ka deklaruar se në sallën e Kuvendit janë të ulur kriminelë. Deklarata e Bashës erdhi pasi deputetja e PS, Klotilda Bushka tërhoqi vëmendjen për gjuhën e përdorur në Kuvend, duke treguar kodin e sjelljes së deputeti. Basha tha se nuk mund të bëjnë moral për sjelljen, kur në sallë sipas tij janë të ulur kriminelë.

Ja çfarë tha Basha: Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, ky është një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputet. Që është një harxhim i parave. Sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar edhe para 2013, por ka marrë dimensione botërore pas 2013. Në këtë Kuvend tani që po flasim ka kriminelë, që janë në kartelat e FBI, DEA-s, kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale.

Këtu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda dhe gjuhën më të ulët që njeh fjalori në veçanti ndaj zonjave tash e tetë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte një proporcionitet, e para që s’mund të ikni ju dhe të na bëni morale për kodin e sjelljes të bëni vettingun në politikë. Pastroni sallën këtu.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: