Categories Lajme

Basha ndalon në Levan: Socialistë e demokratë bashkohuni për ndryshimin!

Lulzim Basha Kreu i PD-së  i cili ditën e sotme do të bëjë një tur ditorë nga Saranda në Tropojë ka ndaluar në Levan ku ka takuar dhe banorë të zonës të cilëve u ka kërkuar të ngrenë kokën e të mos jenë skllevër të askujt.

“Mirë se ju gjej vëllezër e motra, zonja e zotërinj, të rinj e të reja, banorë të Levanit që qëndron gjeografikisht, historikisht si pikë lidhëse mes Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Beratit. Qendër e vjetër, banorësh krenarë por një qendër jo ekonomike e braktisur e harruar.

Vëllezër e motra jam sot në këtë pikë lidhëse të katër kryeqendrave tona, të jugut si mesi i një rrugëtimi që kam nisur nga Saranda në Tropojë, nga jugu në veri. Dhe nga Saranda në Tropoja e nga Korça në Durrës, nga fshatrat më të largëta të vendit, në zemrën e Tiranës, kam ndier entuziazmin, shpresën, besimin, bashkimin e shqiptarëve për ndryshim.

E ndiej kur takoj nënat, nënat tona të vuajtura që 8 vite me radhë u janë skuqur sytë nga lotët e dhimbjes për të rinjtë, fëmijët e tyre me pamundësi ekonomike, për ata që sërish detyrohen të emigrojnë në vend që të punojnë e të jetojnë këtu.

Kam takuar të rinj e të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vende të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vendet e tjera, mundësi për arsim, mundësi për punësim, këtu në Shqipërinë tonë të bukur. Kam takuar vogëlushe e vogëlushe, nipër e mbesa pensionistësh, të cilët pasi paguajnë faturat e kripura të dritës, faturat e kripura të ilaçeve, nuk i mbeten para as për ti blerë asnjë karamele.

Sepse 8 vite me radhë Levani, Fieri, Shqipëria kanë mbetur në vendnumëro. Por po kështu kam parë dhe dëgjuar se ata mezi po e presin, shqiptarët mezi po e presin 25 Prillin.

Ndaj iu drejtohem nënave shqiptare me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë, nëse doni që fëmijët tuaj ti mbajmë këtu, ti arsimojmë këtu, ti punësojmë këtu, votoni numrin 9. Iu them baballarëve shqiptarë ngrijeni kokën, ju nuk jeni skllevër të askujt, ju nuk jeni shërbëtorë të asnjë partie, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku.

Ju nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Ju jeni shqiptarë krenar. Vëllezërit e mi, ngrijeni kokën, demokrat e socialist, bashkohuni për ndryshim, votoni numrin 9. Votoni numrin 9!

Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë si ky marsh për ndryshim nuk ka të ndalur! Është një kohë e gjatë 8 vite. 8 vite është një kohë e gjatë për të mbajtur premtimet elementare. I mbani mend apo jo legalizimet falas? Levani e di fare mirë, dështim zero! 300 mijë vendet e punës, dështim! Dështim, 500 mijë të larguar nga Shqipëria! Levani me ndërprerje energjie, pa ujë po i përmbytur. I përmbytur i pakompensuar!

Njësoj si qytetet e tjera. Njësoj si fshatrat dhe vendet e tjera të Shqipërisë. Edhe Levani duket si një vend pa qeveri. Sepse 8 vite me radhë, janë 8 vite dështimesh, janë 8 vite tradhtie ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë. Ndaj sot i ftoj të gjithë pa dallim, të djathtë e të majtë, votoni për numrin 9. Grua dhe burri shqiptarë, vajzat dhe djemtë, gjyshet dhe gjyshërit, do të votojnë numrin 9, për ndryshimin e jetës tuaj, për ndryshimin që mezi presim në familjet tona ”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME