Categories Lajme

Basha në Peqin: Trau në Rrugën e Kombit do të hiqet, 2 vendimet që do të marr sapo të vij kryeministër

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike,  gjatë takimit që pati sot me fermerët e zonës së Pajovës në Peqin, dha premtimin e tij se pas datës 25 prill do të ulet cmimi i kostos së naftës dhe se gjithashtu do të hiqet trau i vendosur në “Rrugën e Kombit”.

Basha theksoi se këto dy vendime do të jenë të parat që do të ndërmerren nga qeveria e tij pas 25 Prillit duke pasur si qëllim rritjen e eksporteve dhe të ardhurave të fermerëve.

 “Të gjithë fermerët thonë në momentin që u vu trau dhe në momentin që u vu, taksa Rama mbi naftën, nuk vinin kamionët nga Kosova sepse s’i dilte kosto. Naftën e ka rritur 240 lekë për litër, është taksë që e ka vënë ai, thotë është taksa e qarkullimit. Në fakt taksa e qarkullimit ka qenë edhe më përpara, është vendos nga qeveria jonë, 73 lekë të vjetra dhe ka qenë brenda çmimit të naftës.

Çështje e vërteta më parë ka pasur një pullë, nëse e mbani mend dhe e vendosnim tek xhami i makinës. Kështu u mendua, u shtua çmimi i naftës dhe nuk paguhej më vit për vit ajo pulla sipas automjeteve. Erdhi ky, të gjithë e mbajnë mend që premtoi se do të ulëte çmimin e naftës, ç’a bëri, 120 lekë në janar 2014 dhe 120 lekë në janar të 2015, 240 lekë për litër paguani taksën Rama. Transporti ka lidhje me gjithçka, që nga kafshata e bukës, e deri tek prerja e flokëve çmimi i naftës është faktor. Prandaj një nga vendimet e para do të jetë, heqja e taksës Rama mbi karburantin 240 lekëshin, që të paktën karburanti ynë të jetë në të njëjtën nivele me Kosovën dhe Maqedoninë.”- u shpreh Basha

Sipas kryetarit të PD, heqja e traut është një nga vendimet më kryesore pasi është një pengesë që vendoset midis ekonomisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

”Një nga vendimet e para do të jetë heqja e traut. Do ta kisha bërë këtë në çdo rrethanë, sepse faktikisht është një pengesë që vendoset midis shqiptarëve, midis ekonomisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ne duam ta ndërlidhim ekonominë e dy vendeve, ky i ka vënë pengesë, dyfish më shumë, sepse është projekti që më është besuar mua, është i zemrës time, e dini që jam gjysmë kosovar, sepse nëna ime, edhe pse ka lind në Tiranë, prindërit i ka pasur nga Kosova.

Nuk ka shqiptar që nuk i djeg në shpirt ai tra, edhe ekonomikisht, edhe në xhep. Ai tra do të hiqet dhe do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme. Heqja e traut, ulja e çmimit të karburantit do të jetë një lehtësim tjetër që të eksportoni prodhimet tuaja në tregun e Kosovës”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME