Categories Lajme

Basha, Nënshkruan marrëveshje me Shoqatën e Biznesit të Vogël e të Mesëm: Ja cilat janë pikat

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike ka në ashtën e saj sipërmarrjen e lirë shqiptare e në veçanti sipërmarrjen e vogël e të mesme. Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt qëllimit madhor të PD për ringritjen ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët.

“Të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë të cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten. Pra një moratorium mbi gjobat për 12 muaj. Koha e inspektimit për vit do të ulet ndjeshëm, 2-5 ditë për biznesin e vogël dhe të mesëm, 5-15 ditë për biznesin e madh dhe vetëm sipas analizës së riskut.

Reformë e thellë fiskale që do të realizohet brenda 90 ditëve të para të qeverisjes sonë, përmes: Rritjes së kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milionë lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat.

Vendosjes së totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Jo, biznesi i vogël, pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %”, u shpreh Basha.

Basha bëri të ditur uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%. Gjithashtu dhe shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër.

“Kjo do të ketë një efekt të menjëhershëm tek biznesi i vogël, por po kështu dhe biznesi i madh dhe ekonomia në tërësi. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë për biznesin njësoj si dhe për popullatën do të reformohet tërësish dhe çmimi i energjisë për biznesin do të ulet ndjeshëm. Për çdo zhvillim teknologjik dhe informatikë, biznesit të vogël dhe të mesëm do t’i lihet një afat kohor i arsyeshëm për implementimin e tij.

Në të njëjtën kohë qeveria do të ketë detyrimin ligjor të bëjë rimbursimin e kostove përkatëse. Praktika e sotme ku të gjitha prokurimet publike shkojnë në xhep të disa oligarkëve, ndërsa nënkontraktohet caktohen me kushte skllavërues do të marrë fund. Marrëveshja hynë në fuqi sot dhe zbatimi nis në ditën e parë të qeverisjes së re të dalë nga vota e 25 prillit”, përfundoi ai.

PIKAT E MARRVESHJES\ Lidhur me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Partia Demokratike në qeverisje të vendit angazhohet tërësisht për të mundësuar mbështetjen e fuqishme dhe të menjëhershme ndaj biznesit në tërësi dhe biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti nëpërmjet: çlirimit të tregut nga oligarkia, krimi dhe burokracia, qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël por efecient me prioritet të sipërmarrjes së lirë dhe ku shpenzimet qeveritare janë të ulëta dhe investimet publike janë të larta, uljen e menjëhershme të barrës fiskale si instrument thelbësor për të rindezur motorin ekonomik të vendit, përmirësimin rrënjësor të klimës së biznesit, reduktimin drastik të burokracisë shtetërore, shndërrimin e Shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë për thithjen e investimeve të huaja direkte, thellimin e  reformës rregullatore me synimin e transformimit rrënjësor të sistemit të lejeve, licencave, inspektimit me qëllim luftën ndaj korrupsionit, uljen e kostos për biznesin dhe eleminimin e arbitraritetit qeveritar, rritjen e transparencës dhe të konkurueshmërisë në treg, mbështetjen  biznesit të vogël- të mesëm për inovacionin e zhvillimit teknologjik sipas modelit të vendeve më të zhvilluara në Europë

Masa të rëndësishme rregullatore dhe fiskale të cilat do të përfshijnë: inspektoriatet e çdo lloji do të riorganizohen me një formë gjithëpërfshirëse, paralelisht me këtë reformë të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë të cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten. Pra një moratorium mbi gjobat për 12 muaj. Koha e inspektimit për vit do të ulet ndjeshëm, 2-5 ditë për biznesin e vogël dhe të mesëm, 5-15 ditë për biznesin e madh dhe vetëm sipas analizës së riskut. Reformë e thellë fiskale që do të realizohet brenda 90 ditëve të para të qeverisjes sonë, përmes:

  1. A) Rritjes së kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat. Vendosjes së totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Dua të ndalem këtu.
  2. B) Vendosja e totalit të taksave të tarifave vendore me 0.5% të xhiros vjetore. Ky është angazhimi ynë. E kemi diskutuar, e kemi shpallur, jo prej muajsh por prej vitesh, për të hedhur poshtë çdo gënjeshtër dhe çdo mashtrim që lidh këtë me taksën e sheshtë 9% që aplikohet për biznesin e madh.
  3. Jo, biznesi i vogël, pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %. Sigurisht do ti inkurajojmë ti kenë edhe më të ulëta, por nuk do ti lejojmë në asnjë rast të jenë më të larta. Kufizimin me ligj pra të taksave vendore për të mundësuar këtë tavan çfarë do të sjellë edhe reduktimin e ndjeshëm të detyrimeve fiskale.
  4. Pagimin e kuotave fikse nga biznesi i vogël do ta shoqërojmë me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinë e të cilës është edhe ndalim kalimi apo shenja stop për kontrollin dhe inspektimin.
  5. Pulla fiskale në ambientet e bizneseve të vogla që është një zotim i kahershëm i planit tone ekonomik, që është padiskutim edhe një nga elementët që ne kemi hartuar, diskutuar, që është mirëpritur gjerësisht nga të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme anembanë Shqipërisë.

Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%. Shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër.

Kjo do të ketë një efekt të menjëhershëm tek biznesi i vogël, por po kështu dhe biznesi i madh dhe ekonomia në tërësi. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë për biznesin njësoj si dhe për popullatën do të reformohet tërësish dhe çmimi i energjisë për biznesin do të ulet ndjeshëm.

Për çdo zhvillim teknologjik dhe informatikë, biznesit të vogël dhe të mesëm do ti lihet një afat kohor i arsyeshëm për implementimin e tij. Në të njëjtën kohë qeveria do të ketë detyrimin ligjor të bëjë rimbursimin e kostove përkatëse.

Këtu dua të ndalem dhe të theksoj se projekti i tretë apo i katërt i fiskalizimit, një projekt thellësisht korruptive do të abortohet do të hetohet, përgjegjësit do të çohen para ligjit dhe çdo pagesë e kryer deri në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes nga Partia Demokratike do të rimbursohet nga qeveria ime e ardhshme. Adaptimin e kritereve mbështetëse për biznesin e vogël dhe të mesëm, për akses prioritar në furnizime me mallra dhe shërbime të sektorit publik.

Praktika e sotme ku të gjitha prokurimet publike shkojnë në xhep të disa oligarkëve, ndërsa nënkontraktohet caktohen me kushte skllavërues do të marrë fund. Për këtë qëllim Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet se në qeverisje të vendit do të mbështesë në frymën e kësaj marrëveshjeje , veprimet dhe aksionet e shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesit të  Shqipërisë, për mbrojtjen e interesit të saj të ligjshme.

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë merr angazhimin për të mbështetur fuqimisht politikat dhe programet që ka si objektiv rritjen ekonomike të vendit të tërësi dhe mbështetjen e zhvillimin e biznesit të vogël në veçanti.

Si dhe angazhohet të informojë bizneset për çdo ndryshim ligjor të marrë në konsultim me qeverinë. Ajo do të organizojë takime me sipërmarrësit e vegjël dhe do të  konsultohet me çdo përfaqësues të biznesit  në qendër dhe në rrethe dhe do të krijojë kushte lehtësira në luftën ndaj evazionit fiskal, informalitetit dhe korrupsionit. Pastaj janë dispozitat e hyrjes në fuqi dhe kohëzgjatja.

Marrëveshja hynë në fuqi sot dhe zbatimi nis në ditën e parë të qeverisjes së re të dalë nga vota e 25 prillit. Të nderuar përfaqësueses të shoqatës kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm, prej muajsh dhe vitesh kemi ndarë me ju barrën e papërballueshme të sfidave dhe halleve që u kanë rënë në kurriz.

Jemi përpjekur përmes zgjidhjeve që kemi ofruar t’ju japim një horizont shprese në ditët më të errëta për ekonominë shqiptare. Ju dhe mijëra biznese që ju përfaqësoni, kam dhimbjen në zemër për ato dhjetëra, qindra, mijëra që nuk ja dolën, që mbyllën qepenat, që mbyllën aktivitetin, falimentuan, që mbetën me borxhe të papaguara. Shumë prej tyre janë shtyrë në kushtet e depresionit ekstrem ekonomik dhe psikologjik për familjarët e tyre.

Kjo është një njollë turpi dhe një krim i pashlyeshëm i qeverisë dhe i kryeministrit në ikje. Por sot dua të jap një mesazh shprese për çdo sipërmarrës të vogël dhe të mesëm, se 25 prilli është një ditë e re për të gjithë shqiptarët e më veçanti për ta se fakti që ju përbëni shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare do të përbëjë për qeverinë tonë detyrimin më madhor për të ngritur këtë ekonomi në këmbë dhe për të nisur marshimin drejt vendeve të reja të punës, drejt mirëqenies dhe drejt punësimit.

Se objektivi më madhor i krijimit dhe forcimit të shtresës së mesme për qeverinë time, për qeverinë e shqiptarëve pas 25 prillit do të thotë disa gjëra, por një nga gjërat kryesore do të thotë që biznesi i vogël dhe i mesëm brenda një afati kohor sa më të shkurtër të arrijë në nivelin e të ardhurave minimale mujore prej 1 milion lekë të vjetra në muaj. Kështu do të kemi plotësuar një nga kriteret kryesore të konservatorizmi ekonomik evropian, kështu në do ta kemi biznesin e vogël dhe të mesëm shqiptar krahas profesionistëve shqiptar që po kështu janë shkatërruar nga taksa progresive kriminale e kësaj qeverie.

Garanci, do ju kemi garanci jo thjesht për një zgjim kombëtar ekonomik por garanci po kështu për një demokraci ku si njerëz të pavarur financiarisht do të jenë po kështu të pavarur mendërisht dhe shpirtërisht nga qeverisja që është filizi i një shoqërie të vërtetë evropiane.

Unë ju falënderoj për besimin që keni investuar dhe ju shpreh se nuk ka pasur kënaqësi më të madhe se sa të ishim në krahun tuaj në betejat e mëdha që keni bërë për të drejtat tuaja themelore ndaj edhe njëherë ju them i bindur me mendje dhe me zemër se kjo që bëjmë sot është një shërbim i drejtpërdrejtë vetëm ndaj interesit publik.

Nuk është thjeshtë një shërbim ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm ndaj qindra e mijërave të vetë punësuarve të familjeve të tyre por është një shërbim ndaj gjithë shoqërisë shqiptare.

Sipërmarrja e vogël dhe e mesme e fuqishme do të thotë ekonomi e fuqishme, do të thotë demokraci e fuqishme. Ndaj ju ftoj ta kolaudojmë këtë betejë dhe këtë punë prej shtatë vitesh e gjysmë me 25 prill me angazhimin tuaj masiv për ndryshim me votën masive për ndryshim dhe ju garantoj se zotimet që sot marrim mbi vete dhe që sot nënshkruajmë do të fillojnë të zbatohen prej ditës dhe javës së parë të qeverisë së shqiptarëve që do të dalë nga vota e 25 prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME