Categories Lajme

Basha nga Elbasani: Të nisë menjëherë zbatimi i planit me 5 pika

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Elbasan ku ka zhvilluar takime me bizneset dhe qytetarët. Gjatë një prononcimi për mediat, Basha i bëri edhe njëherë thirrje qeverisë që të nisë të zbatojë planin me 5 pika,  i vlefshëm për 6 muajt e ardhshëm, i cili parashikon rimëkëmbjen ekonomike. “Xhepat  njerëzve janë boshatisur sepse është i vetmi vend që jo vetëm që nuk pati paketë të tretë dhe të katërt, por edhe dy të parat ishin gjysmake. Edi Rama nga mëngjes deri në darke del dhe bën batuta pa kripë, por ata as nuk hahen, as nuk pihen.

Plani me 5 pika është zgjidhje për këto 6 muaj sepse pas 25 prillit ne kemi tjetër plan, por njerëzit thonë çfarë do të ndodhë. Sot mijëra mjekë dhe infermierë janë të dorëzuar para kushteve të vështira. Këtë planin me 5 pika ta marrë ti lërë broçkullat dhe gërrvërret. Sot po flasim për 6 muaj ku njerëzit janë në pikë të hallit. Planin e kemi bërë me ekspertët që ta zbatojë qeveria. Një lehtësi mund ta japë plani.

Unë jo vetëm që jam i gatshëm por që ditë që kam shpal,oru programin, ky plan të nisë të zbatohet një orë e më parë. Jo për qejfin tim, as për inatin e Edi Ramës por për të ndihmuar 1 milion shqiptarë”, u shpreh Basha. I pyetur nga gazetarët për rritjen e kriminalitetit në Elbasan, kreu i demokratëvve tha se një gjë e tillë ndodh për shkak të lidhjeve të krimit me pushtetin. Basha theksoi se shkëputja e krimit nga pushteti do të jetë arritja e tij e parë. “Krimi në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit të krimit me pushtetin, zgjidhja kryesore është shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin. Ky është zotimi im i parë. Kjo do të jetë një nga arritjet e mia të para për Elbasanin dhe gjithë Shqipërisë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME