Për tragjedinë e sotme në Bulqizë ku prej helmimi nga gazi mbeti e vdekur një nënë dhe dy fëmijët e saj, ka reaguar dhe kryetari i PD Lulzim Basha.
”Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj.
Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore,” thotë Basha.