Lajme

Basha pranon gabimet dhe kërkon falje

Lulzim Basha, në një aktivitet me poetët në “ArTurbina” për lëvizjen studentore të vitit 1990, kërkoi falje për gabimet e Partisë Demokratike, përgjatë viteve, dhe u zotua se PD-ja do të qëndrojë gjithmonë e bashkuar. “Ne e dimë që detyra jonë kryesore është të përballemi me regjimin aktual, por përpara kësaj duhet të kërkojmë falje. Ka ardhur momenti, 31 vite më vonë, që të shkulim mentalitetin komunist: të linçimit të mendimit ndryshe, të vënies dorë në zgjedhje, të heqjes dorë nga gara e ndershme në ekonomi.

Kërkoj sot falje për të gjitha përgjegjësitë tona, gabimet dhe fajet tona, që i ka mundësuar këtij regjimi që ta kthejë Shqipërinë në dimension vuajtjeje”, tha Basha.  “Zotohem sot se PD-ja është në këmbë, është e fortë, ka ditur dhe do të dijë të qëndrojë e bashkuar, sepse kemi misionin “Shqipërinë si gjithë Europa”, shtoi kreu demokrat. Basha nënvizoi se “kulti i individit shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari” dhe se “nuk mund të ketë Europë nëse dikush i mbivendoset dikujt tjetër”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: