Categories Lajme

Basha: Sali Berisha është një burracak dhe si ish-komunist kërkon që të rrënojë PD për interesa të veta personale

Me tone të ashpra ka folur Lulzim Basha kundër Sali Berishës në konferencën për mediat pasi në selinë blu shkoi ish-kryeministri me Komisionin e Rithemelimit.

Basha e konsideroi atë mbledhje një shfaqje të turpshme ndërsa tha se Sali Berisha “është një Burracak i cili si ish-komunist i vjetër me propagandë, me mashtrime dhe gënjeshtra është gati të thërrmojë e të shkatërrojë gjithçka edhe fëmijë e vet politik”.

“Kjo që ka parë çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, e një humbësi i cili mundohet të shfaqet si fitimtar. Në fat gjithçka që ka bërë sot ka treguar se humbja e tij është pa kthim, është rruga që ka zgjedhur. Institucioni i partisë e di shumë mirë që ne kemi bërë çdo përpjekje, siç e thashë duke thyer edhe standardin që kemi ndjekur në rastet e tjera të shpalljes non grata për t’i shpëtuar erëzin Sali Berishës.

Por Sali Berisha ka treguar me ato që ka bërë sot se kur vjen puna për interesat e veta se nuk ka as erëz dhe as burrëri. Është një burracak i cili si ish-komunist i vjetër me propagandë, me mashtrime dhe gënjeshtra është gati të thërrmojë e të shkatërrojë gjithçka edhe fëmijë e vet politik, PD-në, vetëm e vetëm për interesin e tij personal”, tha Basha.

Basha u shpreh se Berisha nuk ka për të marrë peng shumicën e demokratëve. Ai theksoi se paraqitja e Komisionit të Rithemelimit dhe e vetë Berishës në PD ishte provokim, por ai dhe deputetët e tij nuk ranë pre e tij.

“Ne ishim në një takim të zgjeruar të grupeve të punës për rininë dhe Lidhjen Demokratike të Gruas. Qëndruam të qetë dhe vendosëm të mos biem në këtë provokim të trashë sepse për ne e para është Shqipëria, por bashkë me Shqipërinë është PD dhe interesat e demokratëve përballë çdo personi që përpiqet ta shkatërrojë atë sepse nuk arrin dot ta përdorë atë siç e ka përdorur për hallin që ka për shpalljen non grata të SHBA”, tha Basha./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon drogë në shtëpi…

E shpëtuan nga zjarri, por përfundoi në pranga. Arsyeja? Kishte drogë në shtëpi. Është kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME