
Lulzim Basha akuzoi organizatat ndërkombëtare në Shqipëri se nuk reagojnë për protestën e qytetarëve të zonës së Astirit dhe sipas tij po lejojnë vjedhjen e Edi Ramës.
Sipas Bashës, me heshtjen e tyre këto organizata bëhen bashkëfajtore.
“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeverisjes dhe të shtetit lidhor. Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela, për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare? Ja ku e keni mirëqeverisjen, reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut, hajdut, që shkel kushtetutë e shkel ligjin. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtor dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve”– tha Basha.