Categories Lajme

Basha takon një çift pensionistësh, kryefamiljari: Blej bukë të ftohtë se kushton 300 lekë

Basha vizitoi një çift pensionistësh në Tiranë, Lina dhe Robert Martinin,  ku dëgjoi prej tyre se si kriza e ka vështirësuar edhe me shume jetën. Kryefamiljari i tha Bashës se nuk po i ja dali dot mbanë me të ardhurat që kanë, pasi çmimet janë rritur dhe se detyrohen të marrin bukën e ndenjur e cila kushton më pak lekë. Familja Martini shtoi se qeveria  i ka mbështetur financiarisht ndërkohe që pensionet janë të ulëta, ndërsa shpenzimet sa vijnë e shtohen.

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si është fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te prëballen me shume te sëmurë. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka për tu mbrojtur”,-u shpreh kryetari I PD Basha. Robert Martini tha se kosto është e papërballueshme, faturat dhe çmimet janë rritur. Ai tregoi rastin e bashkëmoshatareve te tij qe detyrohen te marrin buke te ndenjura vetëm se kushtojnë më lirë

“Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur  vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dimë se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e çfarë janë ato jo jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo.  Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu”– tha kryefamiljari

Kreu Demokrat tha:“Një 20 mijë lekësh i kërkuam ne, 2 muajt lekë të vjetra për pensionist”. Budulina Martini: “Po të paktën të maskës edhe dezenfektantët.” Kryetari I Partise Demokratike theksoi se është jetike qe parate te shkojne tek qytetaret dhe jo te te tenderat dhe koncesionet korruptive.

“Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot. Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie.  Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë.

Edhe biznesit mund ti japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi. Zoti Basha shprehur shqetesimin se jashte vemendjes po mbeten semundjen e tjera.

“Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri ça po bën? Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë”.

Partia Demokratike që para fillimit të valës së dytë propozoi një plan me 5 pika për të mbështetur shqiptarët në përballjen me krizën e thellë ekonomike dhe shëndetësore për shkak të COVID-19. Një nga pikat e planit ishte dhe ajo për mbështetje me 20 mijë lek të vjetra për pensionistët që të blejnë maska dhe dezinfektantë për prandalimin nga  infektimi. Plani i  propozuar nga PD nuk u pranua nga qeveria, e cila ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME